Pas dënimit ndaj Manchester Cityt, për shkak të shkeljes së rregullave të “fair-play”-it financiar., Uefa është e gatshme të shtrëngojë rregullat dhe të deklarojë luftë për të ashtuquajturat ” plusvalencat fiktive “, domethënë fryrja e kostove të kartonit të një lojtari për ta vendosur në buxhet, një praktikë për të korrigjuar pjesërisht ose plotësisht humbjet e grumbulluara gjatë vitit fiskal. Një metodë e përdorur nga shumë ekipe të Serie A.
Sipas Gazzetta dello Sport, UEFA ka filluar të studiojë hartimin e rregullave të reja që ndërhyjnë në një fenomen delikat dhe me konture që nuk janë gjithmonë të përcaktueshme, duke pasur parasysh që transferimi i lojtarëve është një nga zërat më të rëndësishëm në buxhetin e klubeve dhe në të njëjtën kohë një nga mënyrat më të thjeshta dhe të shpejta për të shlyer detyrimet. Drafti është ende në hartim dhe Uefa po studion të gjitha mënyrat ligjore.
Ky ndryshim mund të ketë ndikime negative në ato skuadra që përdorin këtë truk (në përputhje të plotë me ligjin) për të përmbushur detyrimet. Në Serinë A, Juventus, Roma dhe Inter janë skuadrat që kanë arkëtuar qindra miliona me këtë sistem. Një mënyrë deri më tani ligjore për të ‘anashkaluar’ Fair-Play financiar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




