Gazeta Si – E përditshmja spanjolle ‘E Pais’ kishte shkruar për një Champions të ri që do të fillonte nga viti 2027, shumë të ngjashëm me turneun që donin Anjeli dhe Florentino Perez. UEFA përgënjeshtron kategorikisht lajmin.
“Por sikur jemi duke punuar ende për Championsin me 36 skuadra”, – thotë duke qeshur Xhorxhio Marketi, zëvendëssekretar i UEFA-s, duke iu referuar “scoop”-it të ‘El Pais’. Gazeta më e rëndësishme spanjolle pretendonte se kishte zbuluar skenarin e një projekti që po diskutohet në Nion. Një Champions të ri që do të niste në 2027-ën, në fund të trevjeçarit të Championsit me 36 skuadra.

Një turne shumë i ngjashëm me Superligën që kërkuan Reali, Juventusi dhe Barcelona. Një turne me tre kategori, secila me nga 18 skuadra, me ngjitje dhë rënie.
Për lajmin e ‘El Pais’ ka reaguar Marketi, një nga zyrtarët e lartë të UEFA-s: “Jemi habitur nga ajo që lexuam. Nuk ekziston një projekt i tillë. E mohojmë kategorikisht dhe konfirmojmë se turnetë e UEFA-s do të bazohen gjithmonë te kompeticionet kombëtare. Nuk kemi në plan të shtojmë kalendarin europian në fundjavat e zëna nga kompeticionet kombëtare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




