Euro 2020

UEFA hap një procedim disiplinor për Angli-Danimarkë, tre janë akuzat

Ndeshja Angli-Danimarkë ka përfunduar në tavolinën e komisionit disiplinor. UEFA ka bërë me dije se ka hapur një procedim disiplinor ndaj Anglisë pas gjysmëfinales së Euro 2020, ku ajo fitoi ndaj Danimarkës dhe kaloi në finale.

Janë tre akuzat: përdorimi i një lazeri nga ana e tifozëve anglezë ndaj arbitrit holandez Makkeli, si dhe ndaj portierit Kasper Shmajkel në momentin e penalltisë së gjuajtur nga Herri Kejn. Po ashtu, tifozët anglezë krijuan probleme në momentin e ekzekutimit të himnit danez me ndezjen e fishekzjarreve.

Për danezët pak rëndësi ka se çfarë vendimi do të marrë UEFA, sepse tashmë për ta gjithçka ka përfunduar. Danimarkën e ka shqetësuar më tepër gjykimi, me atë penallti shumë të dyshimtë, që sollin eliminimin e tyre nga Euro 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë