UEFA ka hapur një hetim në lidhje me sekuestrimin e një flamuri ylber të një tifozi në Baku. Para ndeshjes çerekfinale të Euro 2020 mes Danimarkës dhe Çekisë, dy stjuardë të stadiumit i kanë marrë një tifozi danez flamurin që ai valviste në mbështetje të komunitetit Lgbt.
Me anë të një komunikate, qeveria e futbollit europian ka saktësuar se "nuk ka urdhëruar asnjëherë stjuardët në Baku dhe në asnjë stadium tjetër për të konfiskuar flamujt ylber". Në komunikatë thuhet se po hetohet për ngjarjen dhe se do të kontaktohet delegati i UEFA-s, përgjegjësi i sigurisë së UEFA-s dhe autoritetet lokale për të qartësuar situatën.
"Sipas informacioneve të para që kemi, tifozi në fjalë ishte në gjendje të dehur dhe disa tifozë vendës u treguan agresivë me të. Në atë moment stjuardët kanë ndërhyrë dhe e kanë lejuar tifozin të qëndrojë në stadium, pavarësisht gjendjes së tij”, - shkruan UEFA në komunikatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.