Futboll

UEFA ‘futet’ edhe te ‘Topi i Artë’, bashkëpunim me France Football nga 2024-a

Gazeta Si – Duke nisur nga vitit 2024, ‘Topi i Artë’ do të ketë një organizator të ri. Bashkë me ‘Groupe Amaury’, pronar i kompanive mediatike ‘France Football’ dhe ‘L'Équipe’, do të futet edhe UEFA në kabinën e regjisë për çmimin prestigjioz.

Trofei i "Topit te Arte". Gzeta Si, 3 nentor 2023

Mënyra e votimit dhe kontrolli për këtë të fundit mbetet në duart e gazetës franceze, ndërsa e drejta komerciale dhe organizimi i mbrëmjes gala do të drejtohen nga organizata me seli në Nion.

"Për gati 70 vjet, ‘Topi i Artë’ ka qenë çmimi më i madh individual në botën e futbollit. Është një dëshmi e jashtëzakonshme e impaktit të legjendave të futbollit në këtë sport, - ka shpjeguar presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 3 nentor 2023

– Kompeticionet e UEFA-s për klube dhe kombëtare, si Championsi dhe Europiani, janë skenat më të rëndësishme në nivel botëror për lojtarët e elitës. UEFA dhe ‘Topi i Artë’ janë sinonime të shkëlqimit sportiv, kështu që bashkëpunimi ynë do të jetë një miksim natyral”.

"’Topi i Artë’ është çmimi i ëndrrave për lojtarët më të mëdhenj të botës, - ka pohuar Jean-Étienne Amaury, administrator i ‘Groupe Amaury’. – Duam ta bëjmë ceremoninë e ‘Topit të Artë’ një event globale për të frymëzuar gjithë lojtarët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë