Gazeta Si – Biletat e finales së Ligës së Konferencës, që luhet më 15 maj në Tiranë, u bënë çështje ditët e fundit. Ka pasur shumë reagime, edhe nga UEFA. Kërkesat ishin të mëdha, ndërsa biletat në dispozicion të pakta.
Rreth 8 mijë bileta iu dhënë dy klubeve finaliste, Romës dhe Fejnordit. Një pjesë tjetër, rreth 8500 bileta, u shitën online në sitin e UEFA-s. Ky institucion ka mbajtur qëndrim së fundi në lidhje me shitjen për herë të dytë të biletave.
UEFA menaxhon finalet e kompeticioneve të saj dhe ka kushte strikte. Ajo ndalon rishitjen e biletave, atë që ndodhi ditët e fundit, kur biletat e finales së Tiranës u nxorrën në shitje online.

Një proces, që është monitoruar nga qeveria e futbollit europian. UEFA paralëjmëron tifozët të kenë kujdes, sepse palët e treta që ofrojnë bileta në internet, shpesh nuk i kanë ato në zotërim. Po ashtu, kërkohet shumë kujdes për të mos blerë bileta false.
Nga zyrtarë të FSHF-së është bërë me dije se në Tiranë mund të vijnë rreth 90 mijë tifozë më 25 maj. Një numër shumë i madh, por UEFA këshillon që tifozët pa biletë të mos udhëtojnë për në Shqipëri.
Institucioni që drejton futbollin europian e bën të qartë se siguria e tifozëve është parësore. Para finales Roma-Fejnord do të ketë kontrolle kontrolle të imtësishme, ndërsa autoritetet lokale do të marrin masa për të parandaluar shitjen e paautorizuar të biletave.
Më 25 maj në “Air Albania” pritet të jenë 19 mijë tifozë, nga 21 mijë që ëhstë kapaciteti i tij. Nga dy klubet finaliste, Roma dhe Fejnord, janë kërkuar më shumë bileta, por tashmë asgjë nuk kthehet pas.
UEFA gjatë periudhës së fundit ka kryer disa trajnime në Tiranë në lidhje me finalen e Ligës së Konferencës. Më shumë në lidhje me çështjen e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




