Sot u përcaktuan edhe çiftet e raundit të dytë në Conference League. Dinamo City do ta nisë përballë fitueses së çiftit Atlètic Club d’Escaldes (AND) – F91 Diddeleng (LUX). Ndeshjen e parë blutë kryeqytetas do ta zhvillojnë në 24 Korrik në transfertë dhe atë të kthimit, njê javë më pas në shtëpi.

Gjithashtu dhe Vllaznia me Partizanin mësuan kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë të Conference League. Në rast kualifikimi ndaj Daugavpils, kuqeblutë në raundin e dytë i pret fituesi i çiftit FC Malisheva (KOS) – Víkingur Reykjavík (ISL). Dmth mund të kemi një derbi shqiptar në Evropë. Ndërkohë Partizani do të duhet të kalojë fillimisht Nõmme Kalju FC. Më pas e pret fituesi i çiftit St. Patrick’s Athletic (IRL) – FC Hegelmann (LTU).

Një eleminim i mundshëm nga UCL, nuk do të thotë fund i rrugës për Egnatian. Skuadra rrogozhinase do të ketë një mundësi të dytë në UECL dhe do të ndeshet me humbësin e çiftit PFC Ludogorets 1945 (BUL) – FC Dinamo-Minsk (BLR).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.