Për dy javë gjatë kohës që shkollat janë mbyllur për shkak të koronavirusit, mësuesit në të gjithë republikën do të duhet të krijojnë grupet online me nxënësit dhe prindërit; grupe ku do të zhvillohet mësimi si normalisht, duke ndjekur kalendarin dhe planin e punës. Në Udhëzuesin që Ministria e Arsimit ka publikuar këtë të martë, nënvizohet se mësimi do të zhvillohet nëpërmjet dhënies së detyrave nga ana e mësuesve dhe shpjegimeve të tyre (nëse ka nevojë) me video-selfie. Mësuesi u përgjigjet pyetjeve që i adresojnë nxënësit në lidhje me përmbajtjen apo temat mësimore. Ai gjithashtu do të japë detyra, ushtrime, lexime plotësuese, kuizze etj. për përmbajtjenmësimorepërkatëse në varësi të specifikave të secilës lëndë. Udhëzuesi ndër të tjera nënvizon se mësuesi duhet të bëjë kujdes të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar nënjohuritë kryesore dhe përforcimin e njohurive të fituara.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini në një postim të sajin në Facebook shkruan se udhëzuesi do tëmbajë aktiv nxënësit në kushtet e shtëpisë, duke qenë të angazhuar në mësimin e lëndëve.“Maturantët, nxënësit, mësuesit dhe prindërit tashmë do të dinë që të orientohen për punët e tyre online në kushtet e shtëpisë. Kjo është një mënyrë për të ndarë më së miri detyrat për institucionet arsimore, mësuesit, prindërit, nxënësit dhe maturantët në mënyrë që ata të marrin rendimentin më të mirë nga shkolla në kushte shtëpie” shkruhet më tejj.
Ministria ka udhëzuar ndërkaq institucionet arsimore që të informojnë dhe shpërndajnë informacion për drejtorët e shkollave, për format e ndryshme të mësimit në kushtet e shtëpisë. Sipas urdhrit, drejtorët e shkollave duhet të hartojnë një plan pune ku të përcaktojnë përmbajtjen mësimore që mësuesit do t’ua rekomandojnë nxënësve. Ndërsa mësuesit duhet të komunikojnë rregullisht me nxënësit që ata të jenë të angazhuar. Gjithashtu edhe prindërit dhe nxënësit udhëzohen tëndjekin informacionet zyrtare nga institucionet arsimore.
Sqarime të hollësishme jepen në këtë udhëzim edhe për maturantët. Ministria shprehet ndërkaq se Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar dy botime në internet me përmbledhje të testeve të mëparshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



