Treg

Udhëzimi/ Si të aplikoni për të rivlerësuar pronën me normën e reduktuar 5%

Nga Gazeta ‘SI’ – Qytetarët e interesuar për të kryer rivlerësimin e pronës së tyre, me normën e reduktuar 5%, duket të aplikojnë në portalin e-albania, sipas kërkesës standarde.

Aplikimi shkon në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, sipas zonave, e cila më pas kryen verifikimet dhe miraton ose jo kërkesën. Fatura gjenerohet në mënyrë elektronike nga drejtoria vendore e ASHK- së dhe së bashku me tarifat e shërbimit, i dërgohet aplikuesit nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Procesi i aplikimeve do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026 dhe ai i trajtimit të rasteve deri më 31 mars 2027.

Rivlerësimi, sipas ekspertëve të tregut do të “zhbllokojë” tregun imobiliar, që prej muajsh po përjetonte pezullim të shitjeve, pasi pronarët prisnin rivlerësimin, për të shmangur tatimin e plotë.

Sipas ligjit, taksa e rivlerësimit nuk llogaritet mbi vlerën totale të pronës, por mbi diferencën mes vlerës së re, që përafrohet me çmimin aktual të tregut, dhe vlerës së regjistruar më parë në dokumentet zyrtare. Kjo do të thotë se nëse një pronë është regjistruar me një vlerë më të ulët se çmimi real në treg, pronari paguan 5% vetëm për hendekun e krijuar mes këtyre dy vlerave, me qëllim që në regjistrat zyrtarë prona të reflektojë vlerën e re.

Në rastin e ndërtesave, çmimeve të referencës do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë. Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme ndërtesa. Kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës.

Qeveria ka deklaruar se kjo do të jetë hera e fundit që kryhet kjo nismë, të paktën me të majtët në krye.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë