Sociale

Udhëzimi i ri, Gjuha angleze që në klasë të parë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin para universitar”.

Në dokument theksohet se duhet të përsëriten temat mësimore të vitit të kaluar, të zbatohet plani mësimore për çdo nivel arsimor, të zbatohen politikat dhe strategjive nder sektorialë. Gjithashtu, në këtë udhëzim është përfshirë edhe futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë