Ligjbërësit europianë kanë arritur një marrëveshje mbi nxjerrjen e pasaportës dixhitale të vaksinimit që synon shmangien e rregullave konfliktuale të kufirit në të gjithë bllokun gjatë sezonit të festave, por pjesa më e madhe e vendimeve do të varen nga secili prej vendeve anëtare.
Pasaporta do të hyjë në fuqi në 1 korrik, por aspektet thelbësore të zbatimit mbeten në duart e shteteve anëtare. Për shembull, do të varet nga vendet anëtare që të vendosin nëse një dozë e vaksinës është e mjaftueshme për të dhënë certifikatën ose nëse duhet të dorëzoni një tampon kur hyni në vend.
Një tjetër mjet i fuqishëm për vendet anëtare është mundësia për të miratuar kufizime shtesë si karantina, vetë-izolimi ose testimi nëse është e nevojshme.
Në këtë rast, masa të tilla duhet t’u njoftohen shteteve të tjera anëtare dhe Komisionit të paktën 48 orë përpara.
Shtetet anëtare do të kenë gjithashtu një mundësi për të përdorur certifikatën për përdorime që nuk lidhen me udhëtimin, duke përfshirë ruajtjen e informacionit të qytetarëve. Parlamenti Europian ishte kundër këtij qëndrimi, dhe sidomos kundër përdorimit të të dhënave të ruajtura nga vendet anëtare dhe të përdorura, për shembull, për t’u dhënë njerëzve qasje në hapësirat publike.
Një pyetje tjetër që u lihet vendeve anëtare është nëse fëmijët dhe adoleshentët duhet të testohen, apo duhet të regjistrohen në certifikatat e anëtarëve të tjerë të familjes.
Ana teknike “po shkon shumë mirë” dhe është “gjithçka në rrugën e duhur”, shpjegoi një zyrtar i BE, duke shtuar se pasaporta do të jetë gati kur legjislacioni të hyjë në fuqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



