Ngjarje

Udhëheqësi i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, fronëzohet Joan Palushi

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, duke u ulur në fronin më të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në orën 11:00 të kësaj të shtune.

Ky moment shënon fillimin e ushtrimit të detyrës së tij si udhëheqës i Kishës Ortodokse në vend, duke hapur kështu një kapitull të ri në historinë e kishës shqiptare.

Qindra besimtarë, të pranishëm në ceremoni, ndoqën nga afër këtë ngjarje historike të rëndësishme për komunitetin ortodoks shqiptar, e cila shënon fronëzimin e parë të një kryepeshkopi shqiptar. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të shtetit dhe politikës shqiptare, përfshirë Presidentin Bajram Begaj, ish-kryeministrin Sali Berisha,, zv.kryeministren Belinda Balluku, ministrat Pirro Vengu dhe Blendi Gonxhja, ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, deputetin Pandeli Majko.

Vetë Kryepeshkopi Joan Pelushi drejtoi meshën e shenjtë para besimtarëve dhe të ftuarve të shumtë.

“Ti që u dhe fjalën ungjëllizuese, me një fuqi të madhe që të përmbushin ungjillin, ti pra na kap nga dora jote e djathtë dhe udhëhiqna drejt vullnetit tënd, bëna barinj për të udhëhequr griqën tënde. Jepi forcë dhe mbështetje popullit tënd dhe bëje këtë griqë të qëndrojë para teje e ndritshme, e papërlyer dhe e denjë për griqën e sipërme, për banesën e atyre që dëfrejnë, për shkëlqimin e shenjtorëve të tu”, tha Joan Pelushi.      

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj u shpreh se fronëzimi i Kryepeshkopit Joan është një ngjarje tepër e rëndësishme për Kishën Ortodokse shqiptare.

“Është një ditë historike për autoqefalinë e Kishës Ortodokse shqiptare dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. Me fronëzimin tuaj sot, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Ju fortlumturi, radhiteni krahas relatëve paraardhës tuaj”, u shpreh Bajram Begaj.

Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë