Futboll

UCL – 1 statistikë dhe formacionet e mundshme të së mërkurës

Nga Gazeta Si – E marta rezervoi 26 gola në 9 ndeshjet e para të raundit të 6 në fazën e Ligës në Champions League.

Pas Arsenal-it, një tjetër skuadër siguroi kualifikimin e mëtejshëm në kompeticion.

Bayern fitoi ndaj Sporting Lisbonë dhe me 15 pikë ka të sigurtë pjesëmarrjen, minimalisht në Playoff.

Si zakonisht, mëposhtë ju njohim me një statistikë dhe formacionet e mundshme të ndeshjeve të sotme:

  • Qarabağ vs Ajax (18:45)

E vetmja përballje në kompeticionet e UEFA-s mes Qarabağ dhe Ajax erdhi në fazën e Ligës në Europa League sezonin e kaluar, ku tulipanët fituan 3-0 në Azerbajxhan.
Qarabağ: Kochalski; Silva, Mustafazade, Medina, Jafarguliyev; Pedro Bicalho, Janković; Leandro Andrade, Ajax: Jaroš; Gaaei, Itakura, Baas, Wijndal; Klaassen, Gloukh, Taylor; Bounida, Dolberg, Godts

  • Villarreal vs Copenhagen (18:45)

Kur ai shënoi kundër Kairat Almaty në raundin e 5-të, Viktor Dadason (17 vjeç e 149 ditë) u bë lojtari më i ri që ka shënuar në më shumë se një ndeshje në fazën e Ligës në Champions League, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Lamine Yamal (17 vjeç e 200 ditë).

Villarreal: Luis Júnior; Pau Navarro, Rafa Marín, Renato Veiga, Pedraza; Pépé, Gueye, Comesaña, Moleiro; Oluwaseyi, Mikautadze
Copenhagen: Kotarski; Suzuki, Pereira, Hatzidiakos, Lopez; Larsson, Clem, Madsen, Achouri; Moukoko, Elyounoussi

  • Athletic Club vs Paris Saint-Germain

Kampionët në fuqi kanë shënuar 4 ose më shumë gola në 5 nga 7-të ndeshjet e fundit në fazën e Ligës së Champions League.

Athletic Club: Unai Simón; Jesús Areso, Berchiche, Vivian, Adama Boiro; Jauregizar, Alejandro Rego; Berenguer, Sancet, N. Williams; Guruzeta
Paris Saint-Germain: Safonov; Zaïre-Emery, Marquinhos, Zabarnyi, Pacho; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Barcola, Mayulu, Kvaratskhelia

  • Leverkusen vs Newcastle United

E vetmja përballje në Evropë mes Leverkusen dhe Newcastle ka qenë në fazën e dytë të grupeve në Champions League 2002/03, ku anglezët fitouan 3-1 si në shtëpi ashtu edhe në transfertë.

Leverkusen: Flekken; Andrich, Badé, Tapsoba; Arthur, Maza, García, Poku; Tillman, Echeverri; Schick
Newcastle United: Ramsdale; Livramento, Schär, Thiaw, Hall; Bruno Guimarães, Tonali, Joelinton; Murphy, Gordon, Barnes

  • Borussia Dortmund vs Bodø/Glimt

Dortmund ka humbur vetëm 1 nga 20 ndeshjet e fundit të Champions League në shtëpi (13 fitore, 6 barazime) dhe ka shënuar 4 gola në 4 nga 5 ndeshjet e këtij sezoni në kompeticion.

Borussia Dortmund: Kobel; Anselmino, Can, Bensebaini; Yan Couto, Sabitzer, Bellingham, Beier; Brandt, Fábio Silva; Guirassy
Bodø/Glimt: Haikin; Sjøvold, Bjørtuft, Aleesami, Bjørkan; Berg; Evjen, Brunstad Fet; Blomberg, Helmersen, Hauge

  • Club Brugge vs Arsenal

“Gunners” është skuadra e vetme që ka fituar 5 ndeshjet e para të fazës së Ligës këtë sezon. E vetmja herë që ata nisën me 5 fitore në fazën e grupeve të kompeticionit ishte në sezonin 2005/06, kur arritën deri në Finale.

Club Brugge: Mignolet; Siquet, Ordóñez, Mechele, Seys; Stanković, Vanaken, Onyedika; Carlos Forbs, Tresoldi, Tzolis
Arsenal: Raya; White, Timber, Hincapié, Lewis-Skelly; Ødegaard, Zubimendi, Eze; Saka, Gyökeres, Martinelli

  • Juventus vs Pafos

Kur shënoi me kokë kundër Monaco-s në raundin e 5, mbrojtësi David Luiz (Pafos, 38 vjeç e 218 ditë) u bë golashënuesi i 2-të më i vjetër në historinë e Champions League.

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Francisco Conceiçao, Kenan Yıldız; David
Pafos: Michael; Bruno, Luckassen, David Luiz, Goldar; Šunjić, Pêpê; Quina, Dragomir, Oršić; Anderson

  • Real Madrid vs Manchester City

Real Madrid dhe Manchester City janë përballur 14 herë në kompeticionet e UEFA-s. Madrilenët kanë fituar 5 herë dhe City 4. Ata janë takuar në 4 sezonet e fundit në raundet me eliminim direkt të Champions League. Sezonin e kaluar, Real Madrid eliminoi Man City-n në play-off pas shifrave 3-2 në ndeshjen e parë në Manchester dhe 3-1 në shtëpi.

Real Madrid: Courtois; Valverde, Raúl Asencio, Rüdiger, Carreras; Arda Güler Tchouaméni, Ceballos, Bellingham; Mbappé, Vinícius Júnior
Manchester City: Donnarumma; Matheus Nunes, Gvardiol, Rúben Dias, O’Reilly; Nico González; Foden, Reijnders, Bernardo Silva, Doku; Haaland

  • Benfica vs Napoli

Napoli ka fituar 3 nga 4 përballjet e mëparshme mes këtyre skuadrave (1 humbje), përfshirë të dyja ndeshjet në fazën e grupeve të Champions League 2016/17 (4-2 në shtëpi dhe 2-1 në transfertë).

Benfica: Trubin; Dedić, Otamendi, António Silva, Dahl; Barrenechea, Ríos; Sudakov, Barreiro, Aursnes; Pavlidis
Napoli: Milinković-Savić; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, McTominay, Elmas, Olivera; Neres, Højlund, Lang

  • Më tej

Kylian Mbappé shpërtheu në skenën e Champions League me Monaco-n në sezonin 2016/17 dhe që atëherë ka vazhduar të shënojë gola në këtë kompeticion.

A do ti shtojë golat e tij, shënuesi më i mirë pas 5 ndeshjeve këtë sezon, kur Real Madrid të presë ish-skuadrën e tij në raundin e 7?

Skuadrat që shpresojnë të arrijnë fazën me eliminim direkt dhe pretendentët për kualifikim të drejtpërdrejtë në raundin e 16 më të mirëve, do të kenë të gjithë sy e veshë tek raundi i 8-të – çdo skuadër do të luajë për herë të fundit në fazën e Ligës më 28 Janar në orën 21:00 CET.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë