Nga Gazeta “SI”– Pas tetë vitesh mungesë në studio, U2 janë kthyer zyrtarisht për të punuar mbi albumin e ri. Grupi legjendar irlandez i Bono, The Edge, Adam Clayton dhe Larry Mullen Jr e konfirmoi lajmin gjatë ceremonisë Ivor Novello Awards, ku u nderuan me çmimin më të lartë të akademisë britanike të kantautorëve, duke u bërë pjesë një galerie të artë përkrah Bruce Springsteen, Elton John dhe Kate Bush.
Kthimi në studio përkon me rikuperimin e Larry Mullen Jr pas një operacioni në qafë që e mbajti larg skenës dhe regjistrimeve për shumë kohë . “Ka qenë e vështirë të jem larg,” tha Mullen, “por tani jam sërish në një mjedis krijues, edhe pse jo 100%.”

Gjatë viteve të fundit, grupi ka reflektuar mbi të kaluarën me projekte si turneu Joshua Tree, albumi akustik Songs of Surrender dhe rezidenca spektakolare në Las Vegas. Por tani ata janë të përqendruar te e ardhmja. “Tingulli i së ardhmes nuk ekziston ende dhe është detyrë e jona ta shpikim,” tha Bono.
Bashkëpunimi në studio ka rikthyer kiminë mes tyre.
“Kur jemi katër vetë në një dhomë, me bas, bateri, kitarë dhe një këngëtar që bërtet papritur duket si ide origjinale,” shtoi ai me ironi. Bono premton një “album të zhurmshëm kitarash”, ndërsa The Edge, modest si gjithnjë, thotë se presioni po e shtyn të rifokusojë energjinë krijuese.
Ceremonia në Londër u bë edhe një rast për të kujtuar fillimet në Dublinin e viteve ’70, ndikimin e skenës punk dhe inspirimin nga figura si Bob Marley.

“Nisëm nga zeroja sepse nuk dinim të luanim këngët e të tjerëve,” kujton Bono. “Thjesht nisëm të shkruanim tonat.”
Duke pranuar gabimet e së shkuarës përfshirë edhe dështimin e famshëm të shpërndarjes automatike të albumit Songs of Innocence në iPhone , U2 mbeten të vendosur të mos jetojë në famën e djeshme.
Siç e thotë Bono me qartësi: “Ne po konkurojmë sërish për titullin: grupi më i mirë në botë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.