Shqipëria U19 do të luajë dy ndeshje miqësore në datat 6 dhe 8 qershor. Ndaj Kosovës U-19. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës që të dy sfidat të zhvillohen në stadiumin “Egnatia Arena”.
Kuqezinjtë e vegjël do të nisin që sot grumbullimin në Durrës. Për trajnerin Julian Ahmataj ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar me ekipin Kombëtar U19.
Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me emrat e 20 futbollistëve për dy ndeshjet moshatarët dardanë. Tetë lojtarë vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet e huaja.
Takimi i parë miqësor do të luhet në datën 6 qershor (18:00), ndërsa dueli i dytë ndaj Kosovës U19 do të zhvillohet dy ditë më vonë, me 8 qershor. Duke nisur nga ora 10:00.
Dy ndeshjet miqësore do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te kualifikues për Kampionatin Europian U19 “Rumani 2025”.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria U19 u pozicionua në Grupin 11. Së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut. Ndeshjet do të luhen në muajin nëntor./supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.