Ka ndodhur

U zhdukën në 1 janar, gjenden në Përmet 16-vjeçaret nga Tirana

Gjenden në Përmet 2 vajzat 16-vjeçare nga Tirana, të cilat ishin zhdukur që prej 1 janarit.
Ato ishin larguar nga banesat e tyre ditën e parë të Vitit të Ri, me pretendimin se do takonin njëra-tjetrën. Familjarët ditën tjetër denoncuan zhdukjen e tyre në polici.
“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia thotë se “vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”.
Vajzat u larguan mëngjesin e 1 janarit nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën.
Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në polici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë