Ngjarje

U vra pas konfliktit në Manëz, mediat italiane: Flori Paluçi ishte në kërkim për plagosje të dyfishtë në Perugia

Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në Manëz të Durrësit, pas një sherri për një kafe ishte në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Perugia.

Mediat italiane shkruajnë se Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për ngjarjen e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, përpara një bari në zonën e Vernës në Umbertide, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri.

Sipas hetimeve nga autoritetet fqinje ngjarja ishte e lidhur me përplasje për çështje droge. Pas atentatit, 33-vjeçari, i cili ishte i njohur më parë për policinë, ishte arratisur menjëherë, duke u bërë i paidentifikueshëm për muaj të tërë.

Paluçi ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes mes 21 dhe 22 tetorit, kur në Manëz të Durrësit ndodhi një tjetër përplasje me armë përpara një karburanti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë