Çifti shqiptar, të cilëve u ndërroi jetë djali me spektrin e autizmit në makinë, janë lënë të lirë nga gjykata në Greqi. P. dhe V. E. 56 dhe 48 vjeç, u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili ndërroi jetë.
Gjykata vendosi ndaj tyre masën detyrim paraqitje, ndërsa avokatja e tyre Vasileia Oikonomou tha për ANT1, se xhamat e makinës kanë qenë të ulur dhe babai nuk e kishte kuptuar që djali kishte shfaqur ndonjë problem.
“Babai nuk e kuptoi fare që fëmija i tij kishte ndonjë problem, pasi ishte në një makinë me xhamat ulur, në orën 09:00 të ditës së hënës. Është e qartë se ka qenë një fëmijë i ndjeshëm.”
Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.
Në seancën që ka zgjatur rreth tre orë, prindërit mohuan se 23-vjeçari kishte shfaqur shenja dobësie, ndërsa akuza ngritën edhe për transportin me ambulancë, duke thënë se ishte koha e transportit që i kushtoi djalit të tyre jetën.
Prindërit e tij kanë hapur makinën dhe e kanë çuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku u konfirmua vdekja e tij më 15 korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




