Salomon Kalou bën një hap mbrapa dhe kërkon ndjesë, pas publikimit të një video në të cilën shtrëngonte duart në dhomat e zhveshjes dhe filmonte shokët, ndërsa ata testoheshin për koronavirus, duke qeshur dhe bërë humor me masat anti-koronavirus.
Një episod që krijoi pështjellim në Bundesliga dhe që i ka kushtuar përjashtimin nga Hertha Berlin: “Nuk duhet ta kisha bërë kurrë atë video, ishte mungesë respekti dhe kërkoj ndjesë sinqerisht për këtë – ka shpjeguar ai për Kicker – Që kur jemi kthyer nga karantina jemi testuar çdo javë për virusin dhe nuk kemi patur asnjë rezultat pozitiv. Përse nuk duhej ti jepnim duart njëri-tjetrit?”.
Kalou ka dashur të nënvizojë se është përkushtuar gjithnjë të ndjekë udhëzimet e autoriteteve sanitare: “Më vjen keq nëse dhashë përshtypjen se nuk e marr seriozisht Koronavirus. Përkundrazi, jam veçanërisht i shqetësuar për njerëzit në Afrikë. Nuk e mendova, isha vetëm i lumtur që testet tona dolën negativë. Kërkoj ndjesë edhe ndaj atyre që filmova në video, nuk e dinin se po transmetoja direkt. Nuk eci rrugëve duke i dhënë duart njerëzve – përfundoi ai – Mbaj një maskë kur shkoj të bëj pazar, si gjithë të tjerët. Nuk kam qenë kurrë një person që mendon vetëm për vete”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




