Ka ndodhur

U shpall gjendje e jashtëzakonshme, në Fushë-Arrëz po punohet për të hapur rrugët e bllokuara

Nga Gazeta Si – Teksa dje u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, situata sot duket më e qetë ndërkohë që po punohet për hapjen e rrugëve të njësive administrative.

“Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz situata është e qetë dhe po fillon puna per hapjen e rrugëve të njësive administrative. Kanë mbërrituar edhe 2 mjete për përballimin e situatës, të mundësuara nga Ministria e Mbrojtjes. Fillimisht do të pastrohet rruga e Iballës dhe më pas do fillojë puna për pastrimin e rrugëve rurale që lidhin qendrat e njësive me fshatrat”, thuhet në njoftimin paraprak të njësive administrative.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë