Ka ndodhur

U shkaktua nga vetëtima, vatër zjarri pranë fshatit turistik në Palasë

Gazeta Si – Një vatër zjarri në zonën e Palasës në Himarë, e cila nisi si pasojë e një rrufeje pasditen e të martës, vijon të jetë aktive.

Rreth 90 efektivë të forcave të armatosura, zjarrfikësja e Himarës, AKZM dhe vullnetarë të ndryshëm janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit.

Një vatër u neutralizua gjatë ditës së djeshme me ndërhyrje nga ajri, pasi flakët përparuan drejt një resorti turistik në Palasë. Por, gjatë natës ka pasur sërish përparim të flakëve.

Më problematike duket situata në vatrën e përparuar drejt Karaburunit, ku pritet ndërhyrje nga ajri gjatë paradites


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë