Drejtësia

U shit për 100 mijë euro përmes mashtrimit, sekuestrohen 9.000 m2 tokë në Fushë-Prezë

Gazeta Si – Një sipërfaqe tokë arë prej 9000 m2 është sekuestruar në Fushë-Prezë, pasi dyshohet se u përvetësua në mënyrë të paligjshme nga Altin Topalli.

Sipas Prokurorisë së Tiranë, ky person ka arritur që të përvetësojë nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit tokën dhe më pas e ka shitur për përfitime monetare.

Hetimet nisën pas kallëzimit të një personi me inicialet M.D, se toka arë e gjyshit të tij nuk figuronte më si pasuri e familjes së tij.

Rezultoi se toka kishte kaluar në pronësi të Altin Topallit edhe pse pronarë ishte e gjithë familja dhe nuk mund të shitej apo përvetësohej pa miratimin dhe pëlqimin e të gjithëve.

I pyetur për blerjen, Topalli ka dhënë dy versione të ndryshme, njëherë se prona ka qenë e babait të tij dhe se ai dispononte dokumentacionin e vjetër dhe më pas ka deklaruar se e ka blerë.

Ai ka pretenduar se e ka blerë për 450 mijë euro, por sipas Prokurorisë, nuk ka të ardhura që mund të justifikojnë këtë blerje.

Këtë tokë, më pas, ai e ka shitur te një person tjetër, për vlerën 100 mijë euro. Sipas prokurorisë, ka rezultuar, se Topalli e përvetësoi tokën duke mashtruar një familjar të familjes që ishte në pronësi toka, konkretisht H.D.

Kështu nisën hetimet, ndërsa rezulton se një tjetër person e ka përvetësuar padrejtësisht këtë tokë dhe e ka shitur për vlerën 100 mijë euro.

Kur është marrë në pyetje lidhur me këtë pasuri që rezulton të jetë jo vetëm e tij, por e të gjithë familjes që prej vitit 1992, ai ka dhënë dy versione.

“Rezulton se shtetasi A.T. zotëronte këtë pasuri. I pyetur për blerjen, shtetasi A.T. ka dhënë dy versione për pasurinë, një herë se prona ka qenë e babait të tij dhe ai disponon dokumentacion të vjetër dhe më pas ka deklaruar se e ka blerë. Ndërkohë që nuk ka të dhëna se shtetasit e mësipërm kanë pasur aftësi paguese dhe burim për të paguar shumën e parave prej 62.203.500 lekë apo (450.000 Euro) të paguar për blerjen e pasurisë. Këtë pasuri shtetasi A.T. ia dhuron në vitin 2016 shtetases B.V, e përfaqësuar me prokurë nga A.V. Ky shtetas shpjegoi se pasurinë e mësipërme e ka blerë në vlerën 100.000 Euro nga A.T”, – thotë Prokuroria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë