Politike

U procedua penalisht, Noka: Preka interesat e mafies së pushtetit

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas procedimit në gjendje të lirë në lidhje me incidentin në qendrën e votimit në Vorë.

Më anë të një reagimin në rrjetet sociale, Noka pretendon se u procedua sepse sipas tij preku interesat e mafies në pushtet në Vorë.

Ai thotë se personi me të cilin u përball sot është ‘Xhoni Asllanaj nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje’.

“Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit”, shkruan Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë