Gazeta Si – Një 28-vjeçar kolumbian është arrestuar në në pikën kufitare të Muriqanit nën akuzën e trafikimit të femrave për prostitucion.
Policia thotë se në vijim të operacionit “Storm 9” që u zhvillua në Durrës, është bërë i mundur arrestimi i D. G., i cili ishte në arrati prej disa ditësh.
Ai dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.
Dt ditë më parë, 2 vajza kolumbiane u kapën nga policia gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



