Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë këtë të diel pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit.
Adoleshentja ishte dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ditën e shtunën, por për shkak të gjendjes së rënduar ajo është transferuar në Tiranë ku ka ndërruar jetë.
Referuar këtij rasti, personeli i spitalit të Durrësit, familjarët e tyre, por dhe cilido që pati kontakt me të renë, është urdhëruar nga Drejtoria e Shëndetit Publik të bëjnë vaksinën përkatëse.
Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate, të quajtura meningje, që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.
Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut, i cili është kërcënues për jetën dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave. Kjo sëmundje është ngjitëse ndaj mjekët bëjnë apel të mos neglizhohet asnjë gjendje shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.