Ngjarje

U plagos gjatë sherrit ku u vra 14-vjeçari në Tiranë, i mituri Luis Meçe del nga spitali

I mituri Luis Meçe, i plagosur gjatë sherrit ku u vra me thikë Martin Cani në shkollën Fan Noli në Tiranë, ka dalë nga Spitali Universitar i Traumës, ku po kurohej.

Meçe doli ditën e sotme, pas kontrolleve të fundit mjekësore që konfirmuan stabilizimin e gjendjes së tij.

Sipas Policisë, gjendja e tij shëndetësore tashmë është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Ai do të vijojë rikuperimin në shtëpi.

Sipas mjekëve, adoleshenti iu nënshtrua ndërhyrjeve të nevojshme mjekësore menjëherë pas ngjarjes, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

“Gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Pacienti do të vijojë rikuperimin në shtëpi, duke ndjekur këshillat dhe rekomandimet tona,” deklaroi ekipi mjekësor që ndoqi rastin.

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” ka nxitur diskutime të gjera mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe masat që duhen marrë për të parandaluar incidente të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë