Ka ndodhur

U përplasën nga autobusi, burrë e grua ndërrojnë jetë në spitalin e Shkodrës

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.

Viktimat janë Adem Sula 84 vjeç dhe Sadije Sula 80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes çifti i bashkëshortëve kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.

Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë