Ka ndodhur

Vajzat u përplasën me makinë dhe kërkuan ndihmën e familjarëve. Sherr me sende të forta mes dy djemve në Tiranë

Gazeta Si – Një person ka përfunduar në spital pas sherrit me një tjetër për shkak të fërkimit të mjeteve.

Policia thotë se incidenti ka ndodhur në periferi të Tiranës pranë një qendre tregtare. Dy djemtë F.D., dhe M.B., u konfliktuan me sende të forta. Për pasojë, F.D., u transportua në spital, pasi pësoi lëndime.

Policia që shkoi në vendngjarje gjeti aty edhe një armë zjarri dhe po heton për të gjetur se kujt i përket.

Bëhet me dije se përplasja mes tyre ka nisur pas një debati mes dy vajzave shofere, të cilët gërvishtën mjetet e tyre dhe pasi kanë debatuar me njëra-tjetrën, kanë thirrur secila një të afërm.

Në vendngjarje mësohet se kanë shkruar dy të rinjtë, të cilët janë përplasur njëri-tjetrin dhe situata ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë