Ka ndodhur

U përfshi nga flakët në ecje, ‘shkrumbohet’ makina në aksin Levan Tepelenë

Një automjet ka marrë flakë gjatë pasdites së sotme në Behaj të Mallakastrës në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Makina “Benc” ka marrë flakë në ecje ndërsa fatmirësisht shoferi ka dale nga mjeti sapo ka vënë re tymin.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.

Ndërkohë që janë njoftuar zjarrfikeset të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë