Ka ndodhur

U përfshi në një sherr në Pejë, Stresi dorëzohet në Policinë e Kosovës pas disa muajsh në arrati

Gazeta Si – Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës këtë të premte.

Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës nën dyshimet se ishte përfshirë në një sherr në një lokal nate në Pejë disa muaj më parë për dhunën që u ushtrua ndaj një personazhi të njohur të rrjeteve sociale.

Për këtë ngjarje janë arrestuar gjithashtu dhe Noizy dhe DJ Crax, të cilët tashmë janë lënë të lirë dhe po hetohen për incidentin e dhunshëm që shkaktoi bujë.

Në lidhje me këtë rast, Stresi po merret në pyetje nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë