Ka ndodhur

U nis për të prerë dru në pyll, por nuk u kthye më/ Gjendet i pajetë 27-vjeçari

Pas më shumë se katër ditësh kërkimesh, sot është gjetur i pajetë 27-vjeçari Ajet Lleshi, banor i fshatit Kishaj në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të 6 prillit.

Lleshi u shpall i humbur pas një dite kur doli për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më.

Policia ka njoftuar se trupi i Ajet Lleshit u gjet pa shenja jete në një zonë të pyllëzuar malore mes fshatrave Kishaj dhe Cahan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë