Politike

U nervozua ndërsa ishte live në Instagram, Rama: Nuk është punë telefoni, por pasioni (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në lidhje me momentin që u nervozua pas një problemi teknik gjatë lidhjes live në Instagram.

Teksa ka ndarë videon në fjalë, kreu i qeverisë shprehet se “këtu nuk është punë telefoni por punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë dhe për demokracinë”.

Rama solli në vëmendje një video të shumë viteve më parë, kur ishte kryetar bashkie që u shfaq më sëpatë në dorë duke prerë shtyllat prej druri. Sipas tij në atë kohë ajo video më sëpatë ishte një ogur i mirë.

Rama deklaroi se edhe në atë kohë i nxorën atë video për t’i thënë qytetarëve “sa i rrezikshëm është”, por shqiptarët sipas tij jua dhanë përgjigjen.

“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, m’u kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.

Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve ‘Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë’.

Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen. Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri”, thotë Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë