Bota

‘U ndanë’ edhe në Kurorëzim/ William në qendër, Harry lihet në rreshtin e tretë

Princi Harry kishte një buzëqeshje të sikletshme sot ndërsa u detyrua të shikonte kurorëzimin e të jatit, Mbretit Charles III nga rrështi i tretë ndërsa vëllai i tij Princi William zuri vend në qendër të kishës së bashku me Kate Middleton.

Duka i Sussex-it, 38 vjeç, dukej i gëzuar në fillim të ditës në Westminster Abbey mes spekulimeve të vazhdueshme për problemet e brendshme të familjes mbretërore.

I veshur me medalje në kostumin e tij, ai ishte i qeshur ndërsa hynte në kishë së bashku me princeshat Eugenie dhe Beatrice dhe bashkëshortët e tyre respektiv Jack Brooksbank dhe Edo Mapelli Mozzi.

Por, sipas mediave britanike, buzëqeshja i ngriu kur pa se ishte caktuar të ulej në rreshtin e tretë, së bashku me kushërinjtë përpara ardhjes së babait të tij dhe mbretëreshës Camilla.

“Harry u duk se uli kokën ndërsa Mbreti ecte pranë tij”, shkruhet në mediat britanike.

Princi nuk ishte parë për më shumë se 24 orë pas mbërritjes së tij dhe planet e akomodimit mbetën të fshehura, para se të zbulohej se ai kishte shkuar në Britani me një fluturim të American Airlines të premten në mëngjes.

Harry është ftuar të jetë pjesë e drekës në Buckingham Palace por nuk dihet akoma nëse ka pranuar apo, duke qenë se ai pritet të kthehet me nxitim në Kaliforni për t’u ribashkuar me gruan e tij Meghan Markle për të festuar ditëlindjen e katërt të djalit të tyre Archie.

Pjesëmarrja e tij në drekë po pritet me shumë kuriozitet nga të gjithë duke qenë se shihet si një mundësi e mirë e Harry-t për të rregulluar marrëdhëniet me pjesën tjetër të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë