Gazeta Si - Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e SPAK-ut në Tiranë.
Rreth 3 javë më parë, Ndreca u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë.
Bëhet fjalë për një tender në kohën kur Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka bërë një kallëzim për këtë me pretendimin se gjatë një tenderi për rikontruksionin e 4 komisariateve në rang vendi ka pasur abuzime dhe “fryrje” të kostove për komisariatin e Mirditës, Vlorës, Pogradecit dhe atij numër 4 në kryeqytet.
Në përditësim...
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.