Gazeta Si – Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj. Po ashtu, është lënë fuqi masa e “detyrim paraqitje”, lidhur me një abuzim 2.2 milion euro me një tender.
Myzyraj është marrë i pandehur nga SPAK për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tëndera”. Pak ditë më parë, me kërkesë të SPAK, GJKKO caktoi ndaj tij masat e sigurimit “pezullim të ushtrimit të funksioneve publike” dhe “detyrim për paraqitje”.
Ai është marrë i pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.
Myzyri, u mor i pandehur së bashku me disa zyrtarë të tjerë të KPP dhe tre biznesmenë për një tender 2.2 milion euro që kishe si synim mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal” dhe “Urra e Repsit”.
Një dëm financiar prej gati 500 mijë euro, shkaktuar buxhetit të shtetit, është bërë shkak për pezullimin nga detyra dhe marrjen të pandehur të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrit.
Bashkë me Myzyrin tashmë të pandehur janë marrë dhe zyrtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Gerald Adhiaj dhe A.Hasani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.