Një 33-vjeçare është arrestuar nga polica e Lezhës, pasi u kishte marrë disa qytetareve të zonës kartat e ID për të marrë kredi në institucione të ndryshme financiare.
Në pranga ka rënë D. C., e cila duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, i mashtronte viktimat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore.
Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, ajo aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.
Pas 16 kallëzimeve nga qytetare të ndryshme që ranë pre e kësaj skeme mashtrimi, policia ka sekuestruar dokumente bankare që pasqyrojnë transfertat e parave të përfituara nga kreditë, të cilat ishin derdhur në një llogari të administruar nga vetë 33-vjeçarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.