Ka ndodhur

U mbyt në lumin Buna, gjendet pas 5 orësh kërkime trupi i 75-vjeçarit

Një i moshuar ka humbur jetën sot në Shkodër pas u mbyt në lumin Buna, ndërsa policia ka arritur që pas më shumë se 5 orësh kërkime të gjejë kufomën.

Mësohet se trupi i 75-vjeçarit N. Ç. u konstatua pa shenja dhune pasi u gjet nga polumbarët.

"Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në rrjedhën e lumit Buna, trupin e pajetë të 75-vjeçarit, i cili nga këqyrja, u konstatua pa shenja dhune", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Policia thotë se vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë