Drejtësia

U mbyt në lumë me 3 fëmijët e mitur, Prokuroria e Shkodrës kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit

Gazeta Si – Prokuroria e Shkodrës ka kërkuat 6 vite burg për Erdgys Arrazin lidhur me vetëvrasjen e bashkëshortes së tij, Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më tre fëmijët e saj.

Megjithatë, organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite, sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Pas mbylljes se hetimeve, Arrazi akuzohet për shkaktim të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi, e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.

Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit, duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga Prokuroria akuza për ‘vrasje për shkak të cilësisive të veçanta të viktimave’, ndërsa është përjashtuar mundësia që të ketë patur persona të tjerë të përfshirë.

Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tre të vegjlit e saj.

Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës, kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin, i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Më 5 maj të vitit të kaluar Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës. Tre ditë pasi ishin mbytur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e njërit prej fëmijëve.

Më pas u desh ardhja e polumbarëve të forcave RENEA nga Tirana të cilët pas disa ditësh kërkime arritën që të gjejnë në vende të ndryshme trupat e tjerë, të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të mbytur në ujë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë