Ka ndodhur

U lirua nga gjyqtarja e Krujës, Apeli kërkon rikthimin në burg të Genc Tafilit

Katër vite pasi fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës, Gjykata e Apelit në Tiranë ka kërkuar rikthimin në burg të Genc Tafilit.

Në vitin 2017, ishte gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila ndodhet në burg e akuzuar për korrupsion, ajo që vendosi lirimin e tij.

Genc Tafili u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës, pasi kreu 17 vite burg. Ai, bashkë me vëllanë e tij Admir Tafili, u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari.

Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua. Edhe Admir Tafili është dënuar me burgim të përjetshëm. Në muajin mars të vitit 2011, ai vrau dy vëllezërit Nikolin dhe Gjovalin Pjetrushi, të cilët i kishin vrarë babanë më herët.

Ndërkohë gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, së bashku me një avokat dhe 8 persona të tjerë për akuzën e korrupsionit. Ajo akuzohet se ka liruar para kohe me kusht emra të njohur të botës së krimit në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë