Janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës sociale në Elbasan, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar, ndërsa ende po kërkohet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër.
Policia bën me dije se dy 13 vjeçarë dhe një 14 vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin u larguan nga qenda duke mos lënë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
Denoncimi është bërë nga përgjegjësi i qendrës sociale sipas të cilit të mitur u larguan në drejtim të paditur rreth mesditës së të enjtes.
Dy prej të miturve janë nga qyteti i Librazhdit dhe njëri nga Lezha.
Të miturit ishin strehuar në qendrën sociale për shkak të problemeve të mëdha social-ekonomike, apo si pasojë e rrezikut të trafikimit të mundshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.