Drejtësia

U la në burg për aksidentin tragjik me 4 të vdekur, shoferi i betonieres: Tentova të hap dyert por nuk munda

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres që u përplas nga pas nga katër të rinj në Fushë Prezë, duke shkaktuar vdekjen e tyre, është paraqitur sot përpara gjykatës. Ai është lënë në burg pa afat, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen tragjike.

Ai ka treguar se kur makina e goditi nga pas, ka dalë menjëherë dhe ka tentuar të hapë dyer por nuk ka mundur pasi makina ka marrë flakë.

“Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova”, ka thënë ai përpara gjykatësve.

Gjykata vendosi të lërë në burg shoferin 24-vjeçar Aleksandër Krrashi, detyrim paraqitje u vendos për menaxherin e firmës, Danjel Koxha. Ndërsa për kushëririn e 24-vjeçarit, Valentin Krrashi u caktua arrest në burg, i cili akuzohet se e largoi nga vendi i ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë