Ka ndodhur

U konfliktuan me policinë për ish-kreun e Qarkut Kukës, jepen masat për të arrestuarit

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masat e sigurisë për personat që janë konfliktuar me policinë, për shkak se nuk pranonin që efektivët të arrestonin ish-prefektin e qarkut Kukës, Abedin Oruçi.

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Besmir Muçmatën.

Ndërsa, për Behar Durakun u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Po në “arrest shtëpia” u vendos edhe Gazmend Oruçi.

Ndërsa, shtetasi Ermir Marku është lënë në burg nga ana e Gjykatës së Kukësit.

Ish-kryetari i Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, u përplas me policinë më 12 janar, ku nxori armën dhe dëmtoi të paktën 5 policë.

Oruçi ishte në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ”Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “ndërtim pa leje”.

54-vjeçari Abedin Oruçi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike dhe ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të Partisë Demokratike, PDIU-së Shpëtim Idrizit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë