Ka ndodhur

U kapën me rreth 100 mijë euro në automjete, procedohen dy persona në Fier

Gazeta Si - Dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa qarkullonin me automjet, me shuma të mëdha parash rreth 100 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre;

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre, informoi sot policia e Fierit.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip "Benz" dhe 2 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë