Ka ndodhur

U kapën duke transportuan 6 klandestinë, pranga 2 të rinjve në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 persona për transport të paligjshëm.

Policia thotë se në sajë të operacionit policor “Muzgu” ka vënë në pranga shtetasit me inicialet S. D., 34 vjeç, banues në Maminas dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.

Të rinjtë u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë