Gazeta Si – Një 27-vjeçar, A.M., i cili u arrestua një ditë më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” tentoi vetëvrasjen këtë të premte në Komisariatin e Policisë së Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05. Sipas asaj që ka njoftuar policia, i riu tentoi të vrasë veten me një batanije.
Ai është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Mila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




