Drejtësia

U hetua për fshehje pasurie, pushohet çështja ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

Gazeta Si- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur përpara gjykatës kërkesën për pushimin e hetimeve për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Ai ua akuzua për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Thanza u gjet fajtor në vitin 2019 dhe u dënua me 18 muaj shërbim prove në Shkallën e Parë me argumentin se nuk kishte deklaruar një dënim të dhënë në shtetin italian, fakt që ishte bërë publik në procesin e Vettingut.

Vetë ish-gjyqtari i lartë argumentoi para drejtësisë së vendimi i gjykatës ishte sanksionues, jo dënim dhe për këtë nuk kishte arsye pse ta deklaronte.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e kësaj kërkese.

Kundër këtij vendimi do të lejohet ankimimi nga i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë