Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar në Elbasan pasi u hodhi lëndë djegëse në trup fqinjve të tij.
Policia thotë se shtetasi Ç. Z, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe gjatë konfliktit ka lënduar dy fqinjët e tij S. SH. dhe K. Sh.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.