Ngjarje

U gjet i pajetë në Bërxullë, policia: 47-vjeçari vdiq nga mbidoza, shoku hodhi trupin në përrua

Gazeta Si – Zbulohet pas 11 ditësh shkaku i vdekjes së Elton Tahirit, trupi i pajetë i së cilit u gjet më 13 shkurt në afërsi të përroit të Limuthit në Bërxull të Tiranës.

Policia thotë se dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta me shokun e tij Madjel Husa, 47 vjeç.

Sipas policisë, të dy kanë qenë në shtëpinë e Husës duke konsumuar kokainë dhe heroinë kur Tahiri ndërroi jetë. Por shoku nuk e ka treguar ngjarjen në polici.

Ai e ka futur trupin e pajetë në automjet dhe e ka lënë në afërsi të përroit të Limuthit që gjendet në fshatin Bërxullë të Tiranës.

Policia theson se ka kontrolluar shtëpinë e 47-vjeçarit dhe ka gjetur e sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe mjetin që ka përdorur Husa për transportimin e trupit të pajetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë