Identifikohet qytetari që u gjet i mbytur ditën e djeshme në fshatin Greth të Madh në Kavajë.
Bëhet fjalë për 61-vjeçarin Ameli Softa
Trupi i tij u gjet në bregun e detit, teksa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga grykëderdhja e lumit Shkumbin për shkak të shirave dhe përmbytjeve.
Softa me banim në Berat kishte humbur kontaktet që më datën 7 shkurt me gjithë të afërmit, teksa dje u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.