Nga Gazeta ‘Si’- 42-vjeçari Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në Tiranë nga Bajram Gjeleshi, ka ndërruar jetë në spital tek ndodhej në gjendje kome dhe në intubim.
Kaso u gjet i dhunuar brutalisht mëngjesin e 15 Korrikut në rrugën “Sokrat Miho”, në kryeqytet.
Sipas policisë, ai ishte dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime. Blutë njoftuan se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.
Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e tij dhe është konfliktuar me të.
42-vjeçari ndodhej prej disa ditësh në Spitalin e Traumës duke luftuar për jetën dhe nuk mundi dot të deponojë para policisë. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ai kishte qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




